Thomas Tuchel i hapur për rikthimin te Chelsea
Trajneri Thomas Tuchel do të ishte i hapur për një rikthim befasues te Chelsea këtë verë.
Bayern Munich ka njoftuar se tekniku gjerman do të largohet në fundin e sezonit, pa qëndruar as dy sezone të plota në krye.
Chelsea ndërkohë pritet ta shkarkojë Mauricio Pochettinon pas presionit të madh të tifozëve si dhe rezultateve negative.
Kësisoj, “SportBild” raporton se preferenca e Tuchel është rikthimi në Premierligë dhe 50-vjeçari po vëzhgohet nga disa klube të ndryshme.
Tuchel as nuk do ta refuzonte Chelsean, pavarësisht që e shkarkuan në shtatorin e vitit 2022.
Tekniku gjerman ishte i zemëruar me arritjen e Boehlyt në verë, ku në fakt kishte deklaruar se lidhja e tij me drejtuesit e rinj ishte jo e mirë, vetëm disa muaj para shkarkimit.
Përpos Chelseas, interesim për Tuchel ka shprehur edhe rivali Manchester United, që e shohin si adekuati për ta zëvendësuar Erik ten Hagun, i cili mund të shkarkohet në fundin e sezonit gjithashtu.
Ndër të tjera, interesim për Tuchel ka edhe gjiganti katalunas Barcelona, por kjo skuadër po shikon edhe disa trajnerë tjerë si Hansi Flick dhe Jurgen Klopp.