Thomas Tuchel favorit për ta zëvendësuar Ten Hagun te Man Unitedi - NACIONALE

Thomas Tuchel favorit për ta zëvendësuar Ten Hagun te Man Unitedi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi e ka identifikuar trajnerin Thomas Tuchel si opsion për ta zëvendësuar Erik ten Hagun.

Tekniku holandez është në presion të lartë dhe mund të shkarkohet në javët në vijim, me Unitedin që po kalon sezonin më të dobët në histori, duke u renditur në vendin e 14-të me vetëm tetë pikë nga shtatë ndeshje.

Bordi i Unitedit pritet të takohet me Ten Hagun të martën, ndërsa e ardhmja e këtij të fundit do të diskutohet në ditët në vijim.

Sipas Manchester Evening News, Unitedi e ka identifikuar Tuchelin si zëvendësuesi më adekuat për Ten Hagin, duke marrë parasysh faktin se edhe kanë biseduar në verë me ish trajnerin e Chelseas dhe bayern Munichut.

Tuchel shihej si favoriti për t’u emëruar në verë në pozitën e trajnerit të “Djajve të Kuq”, sidoqoftë, në fund klubi anglez vendosi t’i jep edhe një tjetër shans Tuchelit duke ia rinovuar kontratën.

Unitedi po shikon edhe disa opsione tjera, megjithatë fakti se Tuchel është agjent i lirë po i konvenon gjigantit anglez, ngase lehtësisht mund ta mbyllin marrëveshjen me 51-vjeçarin.

Tuchel ndër të tjera që sa kohë e ka vlerësuar Unitedin si “klubi i ëndrrave”, andaj do të rrezikonte ta pranonte punën edhe në raste si kjo, pra në mesin e sezonit.

Lajme të ngjashme