Thomas Tuchel diskuton me Chelsean, ëndërron rikthimin në “Stamford Bridge”
Trajneri Thomas Tuchel është i interesuar për t’u kthyer te Chelsea vetëm dy vite pasi u shkarkua pasi ndihet se ka ende punë të papërfunduar në “Stamford Bridge”.
Skuadra londineze njoftoi të martën se ka ndarë rrugët me trajnerin Mauricio Pochettino me marrëveshje të dyanshme dhe kanë nisur punën për të gjetur trajnerin e ri.
Tashmë një numër i trajnerëve është përmendur, duke nisur nga ish trajneri i Brightonit Roberto de Zerbi te Kieran McKenna i Ipswich Town.
Megjithatë, një fytyrë familjare mund të rikthehet – me “Sky Sport Germany” që raporton se Tuchel është një opsion mjaftë konkret.
🚨🔵 Now the decision has been made, which Thomas #Tuchel has also been waiting for this week. Mauricio #Pochettino is set to leave Chelsea as per @Matt_Law_DT.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 21, 2024
➡️ As reported: a return to FC Chelsea is a concrete option for Tuchel, as he does not yet see his mission there as… pic.twitter.com/7zpfje83fI
Tuchel kishte probleme me drejtuesit e klubit për një periudhë, por ka fituar tre trofe – përfshirë Ligën e Kampionëve që ishte vetëm 20 muaj më parë.
Tekniku gjerman pastaj u shkarkua dhe mori drejtimin e Bayern Munichut, mirëpo kishte probleme këtë sezon, duke e mbyllur si vend i tretë në Bundesliga dhe nuk ia dolën ta fitojnë asnjë trofe.
Pritet që Tuchel të diskutojë sërish me bordin e Chelseas duke qenë i hapur për bashkëpunim, derisa kandidat tjetër është edhe De Zerbi, i cili ndodhet në negociata edhe me AC Milanin.