Thomas Tuchel buzë shkarkimit ende pa e nisur mirë karrierën në Bayern Munich - NACIONALE

Thomas Tuchel buzë shkarkimit ende pa e nisur mirë karrierën në Bayern Munich

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Thomas Tuchel është tashmë duke luftuar për pozitën e tij në Bayern Munich, pasi bordi i klubit pritet të marrë vendim për të ardhmen e tij vetëm një muaj pasi e emëroi atë trajner.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Paris Saint-Germainit u rikthye në Gjermani në mars, duke e pasuar Julian Nagelsmannin e shkarkuar në Allianz Arena.

Megjithatë ai ka hasur në vështirësi të mëdha në Bavari, me Bayernin që është eliminuar nga Liga e Kampionëve kundër Manchester City dhe nga Kupa e Gjermanisë kundër Freiburg.

Kampionët në fuqi gjithashtu kanë dorëzuar vendin e parë në Bundesligë, me Tuchel që ka shënuar vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e tij në krye të Bayernit.

Bild raporton se pronarët e Bayernit do të takohen më 22 maj, pesë ditë para ndeshjes së fundit të klubit në sezon, për të marrë vendime të mëdha për stafin e trajnerëve dhe drejtuesit.

Oliver Kahn, i cili për momentin ka rolin e shefit ekzekutiv në Munich, gjithashtu është duke u përballur me një të ardhme të pasigurt, por ai nuk do të largohet me vullnet dhe do të nevojitej shkarkimi, ndërsa drejtori sportiv Hasan Salihamidzic gjithashtu mund të largohet nëse përcaktohet se ndryshimi është i nevojshëm edhe në kryesi.

Kahn, Salihamidzic dhe kryetari Herbert Hainer u futën në dhomën e zhveshjes së Bayernit pas humbjes dëshpëruese 3:1 ndaj Mainz të shtunën, me Tuchel i cili është në presion të vazhdueshëm për disa javë me një kontratë që supozohet të jetë deri në verën e vitit 2025./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme