Thomas Tuchel bllokon largimin e Timo Werner nga Chelsea - NACIONALE

Thomas Tuchel bllokon largimin e Timo Werner nga Chelsea

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka bllokuar dëshirën e sulmuesit Timo Werner që të largohet nga "Stamford Bridge" në këtë afat veror

26-vjecari assesi nuk është duke arritur të gjejë formën më të mirë te "Blutë" që kur arriti nga RB Leipzig në vitin 2020 për 47.5 milionë funte, duke shënuar 23 gola në 89 paraqitje.

RB Leipzig ka shprehur interesim për ta rikthyer Wernerin këtë verë, derisa sulmuesi gjithashtu është i interesuar pasi dëshiron të fitojë minuta që të ftohet nga Gjermania në Kupën e Botës.

Por, siç raporton "Kicker", Tuchel e ka bllokuar largimin e Werner këtë verë, pasi dëshiron që lojtari të mbetet në Angli ngase e sheh si lojtari adekuat për skuadër.

Werner nga ana tjetër, është i shqetësuar për minutazhën nën urdhrat e Tuchel pasi nisi si titullar në vetëm 15 ndeshje në Premierligë edicionin e kaluar.

Në fillimin e këtij muaji, Werner sugjeroi që është i hapur për idenë e largimit nëse nënkupton të zhvillojë më shumë minuta.

"Mund të jem i lumtur në çdo vend. Është e qartë se dua të luaj më shumë dhe të jem në formë për Kupën e Botës, që ta kem shansin që të luaj aty".

"Nuk ka rëndësi nesër është në dimër ose në verë. Mendoj se nëse luaj gjysmën e sezonit ose tërë sezonin, duhet të luaj. Nuk ndryshon në mendjen time".

Mirëpo, kur u pyet për mundësinë e largimit të Werner nga Chelsea, Tuchel insistoi se 26-vjecari duhet ta dëshmojë vetën në "Stamford Bridge".

"Nuk e di, Timo nuk ka biseduar me mua lidhur me këtë. Në këtë moment mendoj se ai dëshiron të gjejë vetën te Chelsea. Ai ende duhet ta tregojë këtë".

Juventus ishte një ndër skuadrat që shprehu interesim së fundmi për shërbimet e Werner dhe raportohet se janë të gatshëm të propozojnë një ofertë huazimi.

Lajme të ngjashme