Thomas Partey në rolin e ‘agjentit’ – kontakton Felix për ta bindur të transferohet në “Emirates” - NACIONALE

Thomas Partey në rolin e ‘agjentit’ – kontakton Felix për ta bindur të transferohet në “Emirates”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Thomas Partey ka kontaktuar Joao Felix për ta bindur që t'i bashkohet Arsenalit para Manchester Unitedit nga Atletico Madrid.

Rekordi i "Los Rijoblancos" pritet të largohet në afatin kalimtar të janarit pasi ka prishur raportet me Diego Simeonen, duke qenë titullar në vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

Man United ka diskutuar me klubin madrilen javën e kaluar për huazimin e portugezit pas largimit të Cristiano Ronaldos nga "Old Trafford", edhe pse negociatat kanë ngecur me Atleticon që kërkon 13.2 milionë funte për huazim.

Sipas "The Athletic", mesfushori me tipare defensive ka kontaktuar ish bashkëlojtarin me shpresën që ta bind për kalimin në "Emirates Stadium".

Ky raport shton se Arsenali po shikon mundësinë e huazimit, në një marrëveshje të njëjtë siç bënë me Real Madridin për Martin Odegaard, i cili u huazua në janarin e vitit 2021 para se të blihej në verë.

Felix ka mbetur në kontakt me Partey që nga kalimi i ganezit në Emirates në vitin 2020, dhe Arsenali beson se marrëdhënia e dyshes mund t'i përfitojë ata nëse lëvizja bie në zgjedhjen personale.

Arsenali do të duhet të plotësojë kërkesat e shtrenjta të Atleticos për huazim nëse ata dëshirojnë të joshin portugezin në veri të Londrës.

United refuzoi propozimin prej 13.25 milion funte dhe tani po shqyrton alternativa, pasi i tha Atleticos dhe agjentit të Felixit, Jorge Mendes se marrëveshja do të duhej të ishte shumë më e lirë që të dy klubet të vazhdojnë negociatat.

Tifozët e “Topçinjve” dukeshin të ndarë në mediat sociale për mundësinë e pagesës së tepërt për të siguruar Felixin në një huazim gjashtë mujor. Sulmuesi thuhet se kërkon rreth 5.3 milionë funte që t'i paguhen gjithashtu si pagë.

Lajme të ngjashme