Thibaut Courtois mungon në “Euro 2024”
Portieri Thibaut Courtois ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Belgu është duke u shëruar nga këputja e ligamentit të gjurit dhe pritet të mungojë deri në muajin maj.
Megjithatë, Courtois ka konfirmuar se nuk do të paraqitet me Belgjikën në Kampionatin Evropian shkaku që s’mund të jetë 100 për qind gati.
“Shkaku i lëndimit, nuk do të ketë asnjë Evropian për mua. Duhet të shërohem 100 për qind fillimisht, pastaj më mirë të mos vendosim ndonjë datë”.
“Nëse jam me fat, mund të luaj ndonjë ndeshje në muajin maj. Por, pastaj asnjëherë s’mund të jesh gati 100 për qind për ndonjë turne të madh”, deklaroi ai.
Kjo padyshim do të jetë një mungesë e madhe për Belgjikën, që synon ta fitojë trofeun e parë ndërkombëtar.
Belgjika është ndër top 10 favoritët për “Euro 2024”, por mungesa e Courtois padyshim do t’iu ndikojë për keq shkaku i formës që ka pasur këto vitet e fundit.
Courtois s’është lojtari i vetëm i Real Madridit që do të mungojë në Kampionatin Evropian, pasi e njëjta i ka ndodhur edhe mbrojtësit David Alaba që këputi ligamentin së fundmi.