Thiago Silva në verë do të largohet nga Chelsea
Mbrojtësi Thiago Silva do të largohet nga Chelsea në fundin e sezonit.
Braziliani ka marrë vendimin për t’i dhënë fund qëndrimit në Angli, ndërsa ende s’ka vendosur për destinacionin e radhës.
Gazetari italian Fabrizio Romano ka njoftuar se Silva e ka refuzuar Fluminesen në janar që të vazhdojë të ndihmojë Chelsean, mirëpo ekziston gjasa që të ndodhë transferimi në verë.
“Thiago Silva do të largohet nga Chelsea si agjent i lirë në fundin e sezonit. Vendimi është marrë, do të konfirmohet së shpejti”.
“Ai refuzoi propozime në janar për të qëndruar dhe ndihmuar Chelsean deri në fundin e sezonit”.
“Thiago ka interesim nga Fluminese që një kohë të gjatë, por është duke i mbajtur të gjitha opsionet e hapura”, shkroi ai.
🚨🔵 Thiago Silva will leave Chelsea as free agent the end of the season. The decision has been made, to be confirmed soon.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 22, 2024
He rejected proposals in January to stay and help Chelsea until the end.
🇧🇷 Thiago has Fluminense interest since long time but keeping all options open. pic.twitter.com/5oZIManThl
Ndërkohë, Silva ka bërë të ditur që disa vite se dëshiron të rikthehet te Fluminese mirëpo gjithçka varet nga familja e tij.
Përndryshe, interesim për Silvan kanë shprehur edhe disa klube amerikane, si dhe nga Arabia Saudite.
Silva nuk do të marrë asnjë vendim deri në verë, pasi është i fokusuar te Chelsea pavarësisht që nuk kanë gjasa për të fituar ndonjë trofe këtë sezon.