The Telegraph: Mauricio Pochettino largohet nga Chelsea - NACIONALE

The Telegraph: Mauricio Pochettino largohet nga Chelsea

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mauricio Pochettino është larguar nga skuadra e Chelseas me marrëveshje të dyanshme, raporton mediumi anglez “The Telegrah”.

Sipas raportit, dy palët kanë gjetur “gjuhën e përbashkët” për të ndërprerë bashkëpunimin, andaj tekniku argjentinas nuk do të jetë në krye sezonin tjetër.

Chelsea tani menjëherë do të nisë punën për ta gjetur pasuesin adekuat, ndërsa e kanë bërë prioritet marrjen e ndonjë trajneri të ri, i cili mund të avancojë.

Ndër emrat që po konsiderohen janë Sebastian Hoeness i Stutgartit, Michel i Gironas dhe Kieran McKenna i Ipswich Town, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me Brightonin.

Pochettino kishte një takim me presidentin Todd Boehly të premten mbrëma, ndërsa të hënën dhe martën shpenzoi disa orë duke u takuar me drejtuesit e tjerë.

Pochettino kishte edhe një vit kontratë të vlefshme me Chelsean, andaj skuadra londineze duhet t’ia paguajë një pjesë të kontratës.

Kësisoj, argjentinasi do të jetë trajneri i tretë radhazi që e humb punën pas Thomas Tuchelit dhe Graham Potterit brenda një kohe të shkurtër.

Me pesë fitore radhazi në fundin e sezonit, Chelsea arriti ta sigurojë daljen në Evropë ndërsa po pret që të zhvillohet finalja e FA Cupit për të mësuar nëse do të luajë në Ligën e Evropës, apo Ligën e Konferencës.

Lajme të ngjashme