The Guardian: Thomas Tuchel e refuzoi Gabriel Jesusin - NACIONALE

The Guardian: Thomas Tuchel e refuzoi Gabriel Jesusin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Thomas Tuchel e kishte refuzuar propozimin e Chelseas për të transferuar Gabriel Jesusin nga Manchester City verën e kaluar.

Chelsea ishte duke kërkuar një sulmues të ri me Romelu Lukakun që u huazua te Interi vetëm një vit pasi u rikthye në "Stamford Bridge".

Para se të nënshkruanin me Pierre-Emerick Aubameyang, Chelsea kishte mundësi për ta transferuar Gabriel Jesus që pastaj kaloi te Arsenali, mirëpo një ofertë të tillë e refuzoi Tucheli.

Siç raporton "The Guadian", tekniku gjerman hodhi menjëherë poshtë mundësinë e transferimit të brazilianit, gjë që befasoi edhe bordin e klubit londinez.

Tuchel pastaj u shkarkua në shtator nga Chelsea dhe u zëvendësua nga Graham Potter, por tani mediumi anglez raporton se bordi i ka rënë pishman për këtë ndryshim.

Potter nuk qëndroi më shumë se shtatë muaj në krye para se të shkarkohej në fundin e sezonit, meqenëse regjistroi rekordin për më se paku pikë të mundshme në historinë në Premierligë.

Chelsea në anën tjetër po kërkon një sulmues dhe trajneri i ri Mauricio Pochettino e preferon Harry Kane, me të cilin ka punuar te Tottenhami.

Sidoqoftë, presidenti i Spurs Daniel Levy do ta refuzonte idenë e shitjes së yllit të skuadrës te rivali lokal, me Manchester Unitedin që gjithashtu e ka bërë prioritet anglezin.

Përndryshe, Chelsea e liroi edhe Joao Felix i cili s'ishte në planet e teknikut argjentinas.

Lajme të ngjashme