The Athletic: Barcelona e PSG-ja e donin, por De Ligt ishte i bindur për Man Unitedin - NACIONALE

The Athletic: Barcelona e PSG-ja e donin, por De Ligt ishte i bindur për Man Unitedin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi i besueshëm britanik “The Athletic” ka zbuluar si Barcelona e PSG e donin afrimin e mbrojtësit Matthijs de Ligt, por ky i fundit kishte vendosur për Manchester Unitedin.

Holandezi kaloi te “Djajtë e Kuq” në një marrëveshje për 50 milionë euro, pasi s’ishte në planet e gjigantit gjerman, pavarësisht ardhjes së Vincente Kompany.

De Ligt i kishte premtuar trajnerit Erik ten Hag se do të transferohej në “Old Trafford”, andaj edhe nuk i konsideroi Barcelonën e PSG-në, mirëpo do ta rimendonte nëse do të merrte ofertë nga Real Madridi.

“Kishte interesim nga klubet e tjera kur situata e De Ligt në Bayern u bë e qartë. Përfaqësuesit e tij u kontaktuan nga PSG dhe gjiganti spanjoll Barcelona, por iu tregua se Unitedi ishte favoriti”.

“Dëshira e De Ligt për t’u ribashkuar me Ten Hag dhe bindja për klubin anglez ishin faktorët kryesorë. Vetëm nëse Real Madridi do të hynte në garë, mund të ishte skuadra e vetme që do ta vendoste lojtarin në një vendim të vështirë”, shkruan ndër të tjera “The Athletic”.

De Ligt përndryshe debutoi në xhiron e parë në Premierligë, duke hyrë në lojën në minutën e 81-të kundër Fulhamit, mirëpo ekziston shansi që të jetë titullar qysh në ndeshjen e radhës, pra në vikend kundër Brightonit.

Lajme të ngjashme