Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Kupës së Mbretit, Barcelona përballet me Bilbaon
Barcelona do të takohet me Athletic Club në çerekfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa Atletico Madrid me Sevillën. Këto përballje u mësuan sot, pasi u tërhiq shorti për tetë skuadrat e mbetura në garën për ta fituar këtë trofe.
Barça e përmbysi rezultatin ndaj Unionistas të ligës së tretë spanjolle për të fituar 3:1 dhe siguroi një vend në 1/4 e finales.

Megjithë paraqitjen jo bindëse, skuadra e Xavit u rikthye nga humbja 4:1 e së dielës kundër Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila ngriti presion mbi trajnerin.
23-herë fituesi i Kupës, Athletic, i udhëhequr nga ish-trajneri i Barçës, Ernesto Valverde, fitoi 2:0 kundër Alavés për të përparuar tutje.
Vetëm Barça e ka fituar Kupën më shumë se Athletic, duke siguruar trofeun për herë të 31-të në vitin 2021 me një fitore 4:0 ndaj kundërshtarëve të tyre të çerekfinales së këtij viti.
Atlético eliminoi kampionin në fuqi të Kupës Real Madrid me një fitore 4:2 në vazhdime në Metropolitano të enjten dhe Rojiblancos do të luajnë përsëri në shtëpi kur të përballen me Sevillan.

E mësuar të garojë për vendet evropiane, Sevilla po ka probleme serioze në La Liga këtë sezon, që gjenden në pozitën e 17-të dhe tashmë është eliminuar nga garat kontinentale.
Liderët surprizë të La Ligas, Girona, luajnë në udhëtim te Mallorca, një skuadër që nuk ka pranuar ende një gol në Kupën e këtij sezoni.
Tri herë finalistet Celta Vigo, që kërkojnë titullin e parë të Kupës, do të presin Real Sociedad.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen si ndeshje teke që do të zhvillohen në datat 23, 24 dhe 25 janar.