Tërhiqet shorti për 1/8 e Kupës së Kosovës, Prishtinën e pret përballje e vështirë - NACIONALE

Tërhiqet shorti për 1/8 e Kupës së Kosovës, Prishtinën e pret përballje e vështirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tërheqja e shortit për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës, u bë sot në zyrat e FFK-së, ku 16 skuadrat mësuan kundërshtarët e tyre.

Nga 10 skuadra të Superligës sa ishin në 1/16 e finales, tetë prej tyre kaluan suksesshëm atë fazë, me vetëm Fushë Kosovën dhe Lirinë që dështuan, edhe pse ishin favorite.

Një nga përballjet më interesante të fazës së 1/8 së finales, do të jetë mes Gjilanit e Prishtinës, ndërsa përballja tjetër mes skuadrave të Superligës do të jetë edhe ajo mes Feronikelit e Malishevës.

Kampioni në fuqi i Kupës, Llapi, do të luajë me Trepçën 89, Drita e pret Rilindjen 74, ndërsa Ballkani takohet me Vëllaznimin.

Këto janë tetë përballjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Trepca 89 – Llapi;

Gjilani – Prishtina;

Drita – Rilindja 74;

Vjosa – 2 Korriku;

Feronikeli – Malisheva;

Suhareka – Prishtina e re;

Ballkani – Vllaznimi;

Dukagjini – Dinamo.

16 skuadra luftojnë për tetë vende, pra për të shkuar në çerekfinale, ku edhe këtu si në fazën e kaluar, luhet vetëm me një ndeshje.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen më 3 dhe 4 shkurt.

Lajme të ngjashme