Ter Stegen nënshkruan kontratë të re afatgjate me Barcelonën - NACIONALE

Ter Stegen nënshkruan kontratë të re afatgjate me Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i Barcelonës, Marc-Ander ter Stegen, ka nënshkruar zgjatjen e kontratës që do ta mbajë gjermanin te katalunasit edhe për pesë vite të tjera, pra deri në vitin 2028.

Ter Stegen iu bashkua Barcelonës nga Borussia Monchengladbach në vitin 2015 dhe ka qenë portieri i parë i katalanasve që nga viti 2016. Gjermani ishte një nga portierët më të mirë në Evropë sezonin e kaluar dhe është shpërblyer me një kontratë të re që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2028, kur do të jetë 36 vjeç, konfirmoi Barcelona në rrjetet sociale.

Ter Stegen ka rënë dakord për një marrëveshje që do ta shohë atë të shtyjë një pjesë të madhe të pagave të tij deri më vonë në kontratën e tij, sipas ESPN-së. Kontrata përfshin një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Marc-Andre ter Stegen Barcelona 2022-23

"Jam vërtet i lumtur që jam këtu. Shpresoj se mund të ngremë shumë trofe në këto vite dhe sigurisht që dua të jem në krye për të arritur të gjitha këto," tha Ter Stegen.

Ronald Araujo Marc-Andre ter Stegen Barcelona 2022-23

Ter Stegen do të rreshtohet në portë teksa Barcelona vazhdon sezonin e saj në La Liga me një udhëtim te Villarreal të dielën, për ta vazhduar rrugën e fitoreve, pas një fillimi jo të mirë të sezonit të ri.

Lajme të ngjashme