Tensione brenda Barcelonës: Deco s’i beson De Jongut, pretendon se holandezi gënjeu që është i sëmurë
Jo vetëm në rezultate, Barcelona duket se ka probleme edhe brenda skuadrës me një incident që ka përfshirë drejtorin sportiv Deco dhe mesfushorin Frenkie de Jong.
Barcelona pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur në udhëtim te Royal Antwerp, që shijoi fitoren e parë në histori.
Në këtë ndeshje mesfushori Frenkie de Jong mungoi shkaku që ishte i sëmurë, megjithatë drejtori sportiv Deco pretendon se holandezi gënjeu.
Sipas “RAC1”, kur lojtarët u bën gati për të udhëtuar te Antwerp, Deco e telefonoi De Jongun duke e pyetur pse mungon, holandezi iu përgjigj “Jam i sëmurë”.
Megjithatë, Deco s’i besoi duke i thënë: “Çfarë do më thënë je i sëmurë? A e ka konfirmuar doktori se je sëmurë?”.
Raporti shton se lojtari është shumë mirë thjesht e ka përdorur si arsyetim për të mos qenë me skuadrën.
Ky s’është problemi i vetëm te Barcelona, pasi Deco ka pasur disa keqkuptime edhe me trajnerin Xavi Hernandez, ku raportohet se marrëdhënia e tyre është dëmtuar keq.
Xavi kishte deklaruar se lista e Barcelonës ishte bërë me bordin para udhëtimi për Antwerp, megjithatë Deco e mohoi duke deklaruar se “trajneri e bën listën, jo ne”.
Barcelona momentalisht po vuan edhe në La Liga, duke qenë shtatë pikë prapa liderit Girona.