Ten Hag zbulon si Maguire e impresionoi në fitoren ndaj Sheffieldit
Trajneri i Manchester Unitedit Erik ten Hag ka dhënë lëvdata për mbrojtësin Harry Maguire pas fitores ndaj Sheffield United.
Qendërmbrojtësi bëri paraqitje të shkëlqyeshëm te “Djajtë e Kuq”, duke qenë 100 për qind i saktë në ndërhyrje, bëri tre bllokime si dhe rimori topin tetë herë.
Pas ndeshjes, për faqen zyrtare të Man Unitedit – Ten Hag deklaroi se anglezi ka luajtur si ai shpresonte që të luante.
“Duhet të them Harry, dhe Jonny (Evans) gjithashtu, por Harry, ai luajti siç ne donim. Shumë aktiv. Po e dominonte kundërshtarin”.
“Veprohej kur nevojitej, e lexoi lojën. Mirëpo ishte edhe shumë aktiv në posedim, dhuroi pasime të sakta. Jam i lumtur me paraqitjen e tij”.
Anglezi ka impresionuar në javët e fundit duke arritur të hyjë në formacionin e Ten Hagut, sidomos pasi Raphael Varane dhe Lisandro Martinez mungojnë shkaku i lëndimeve.
30-vjeçari gjatë verës kishte mundësi të largohej por preferoi të luftonte për vendin në formacionin bazë.
Ndërkohë, pas lojës Maguire deklaroi se është i lumtur me tre pikët e fituara: “E di që mund të luajmë më mirë. Nuk ishte paraqitje perfekte, por fitore e rëndësishme”.
“Keni parë skuadrat e mëdha që u përballe me Sheffieldin dhe ishin ndeshje të ngushta, përpos Newcastles”.
“Është vështirë të luash këtu, por jemi të lumtur me fitoren dhe duhet të lëvizim tutje”.
Maguire tani shpreson se ta fitojë vendin në 11-shen bazë edhe në mesjavë ku Man Unitedit përballet me Copenhagen në Ligën e Kampionëve.