Ten Hag vendos katër yje në shitje për të financuar blerjet e Harry Kane dhe Jude Bellingham
Trajneri Erik ten Hag do ta konsiderojë shitjen e katër lojtarëve të ekipit të parë të Manchester Unitedit në verë, në mënyrë që të financojë blerjet si Harry Kane dhe Jude Bellingham.
"Djajtë e Kuq" shpenzuan 220 milionë euro në verë, që ishte mbi 100 milionë euro se çfarë kishte paraparë klubi të shpenzonte kur tekniku holandez u punësua në prill.
Man United fitoi një vlerë të mirë pas largimeve të lojtarëve si Paul Pogba, Nemanja Matic, Edinson Cavani, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Lee Grant që paguheshin mjaftë shumë.
Me rregullat e reja të UEFA-s në edicionin e ardhshëm, klubet janë të limituara të shpenzojnë ndonjë përqindje të lartë, që do t'ia vështirësojë punët për të bërë transferime të mëdha.
Por, Ten Hag dëshiron ta përforcojë skuadrën me yje të mëdhenj si Harry Kane i Tottenhamit dhe Jude Bellingham i Dortmundit, që së bashku do të kushtonin mbi 250 milionë euro.
"The Telegraph" raporton se Man United ka vendosur të shesë yjet si Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka, Fred dhe Donny van de Beek.
Në rast që katër lojtarët shiten në afatin e janarit do të bënin mbi 100 milionë euro, që është e mjaftueshme për dëshirën e Ten Hag për të transferuar një sulmues ose mesfushor.
Maguire ka dështuar të jetë në formacionin bazë, derisa Wan-Bissaka është prapa Diogo Dalot në zgjedhjen e teknikut holandez.
Van de Beek ka pasur lëndime të shpeshta në gju duke dështuar të impresionojë që nga transferimi, derisa Fred është zgjedhja e katërt në mesfushë.
Sidoqoftë, për të bërë investime të mëdha Man United duhet ta sigurojë vendin për Ligën e Kampionëve.