Ten Hag tregon se pse nuk e mori në skuadër Jadon Sanchon për përballjen ndaj Brighton
Jadon Sancho ka udhëtuar me skuadrën e Manchester United për në Brighton në ndeshjen që po zhvillohet në Amex Stadium, por nuk është përfshirë në skuadër.
Sipas Fabrizio Romano, Sancho ka udhëtuar në Brighton me skuadrën e United, por nuk është zgjedhur as për të nisur ndeshjen as për t'u ulur në stol. Ai mund të largohet nga klubi para përfundimit të afatit kalimtar, pasi e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Borussia Dortmund dhe trajneri Erik ten Hag ka zbuluar se ka ende disa "çështje" brenda skuadrës së tij.

Sancho u la gjithashtu jashtë skuadrës së Ten Hag për ndeshjen e tyre hapëse, kundër Fulham, pavarësisht se hyri si zëvendësues në Community Shield kundër Manchester City. Trajneri i Djajve të Kuq ka thënë tashmë se lojtarët që janë lënë jashtë "duhet të merren me të", por ish-ylli i Anglisë është lidhur me Juventusin dhe mund të kërkojë një rrugë shpëtimi përpara mbylljes së dritares së verës.
Ten Hag tha: “Unë kisha një zgjedhje për të bërë. Kishim disa probleme, na duhet një skuadër e plotë. Ai është një prej tyre dhe duhet të konkurrojë për pozicionin e tij”.

Mundësia tjetër e Sanchos për përfshirje vjen të dielën kur United do të luajë me Liverpoolin. Mbetet për t'u parë nëse ai do të jetë ende në skuadrën e United deri atëherë.
Manchester United po pëson humbje 1:0 nga Brighton momentalisht, kur janë zhvilluar 50 minuta nga takimi.