Ten Hag thotë se sheh gjëra pozitive te Man Unitedi, premton trofeun e FA Cup - NACIONALE

Ten Hag thotë se sheh gjëra pozitive te Man Unitedi, premton trofeun e FA Cup

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag pas fitores ndaj Newcastles ka deklaruar se Man Unitedi është përmirësuar, si dhe iu ka premtuar tifozëve trofeun e FA Cupit.

Man Utd e ka mundësinë t’i hakmerret Cityt për disfatën në sezonin e kaluar, meqenëse përballen sërish në finalen e të njëjtit kompeticion.

Ten Hag edhe pse u fishkëllye sapo mori fjalën në “Old Trafford”, ka falënderuar mbështetësit duke iu premtuar se do ta sjellë Kupën e Anglisë.

Jeni mbështetësit më të mirë në botë. Faleminderit për mbështetjen tuaj”.

Ju premtoj se këta lojtarë do të japin gjithçka për ta fituar Kupën e Anglisë dhe ta sjellim në Old Trafford”.

Shoh gjëra pozitive, skuadra po avancon. E di arsyen se pse nuk po japim paraqitje në fushë”.

Asnjë skuadër nuk paraqitet mirë kur e tërë mbrojtja nuk është e gatshme, gjatë tërë sezonit. As edhe sulmuesi ynë Hojlund, tre herë i lënduar, Rashford gjithashtu i lënduar prandaj kemi pasur probleme gjatë tërë sezonit dhe kanë ndikuar negativisht në rezultate”.

Ka shumë gjëra pozitive, por nuk mund t’i përmendi. E dini arsyen pse. Në fundin e ditës, s’kemi fituar trofe dhe në Premierligë, si dhe Ligën e Kampionëve nuk kemi përformuar ashtu siç kanë pritur njerëzit nga ne”.

Man United renditet në vendin e tetë në tabelë me 57 pikë, tre më pak se Chelsea dhe për ta siguruar Evropën kanë nevojë që Blutë dhe Newcastle Unitedi të dështojnë, ose thjesht ta fitojnë FA Cupin.

Lajme të ngjashme