Ten Hag thotë se Rashford është në dyshim për finalen ndaj Newcastles - NACIONALE

Ten Hag thotë se Rashford është në dyshim për finalen ndaj Newcastles

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është në dyshim për finalen e Carabao Cup kundër Newcastle, pranon trajneri holandez, Erik ten Hag.

Sulmuesi i djajve të kuq u zëvendësua në minutën e 88-të të fitores 2:1 (4:3 rezultat i përgjithshëm) ndaj Barcelonës në Ligën e Evropës të enjten mbrëma.

Ai u zëvendësua nga mesfushori Scott McTominay në atë që dukej të ishte një ndryshim taktik, por tani Rashford ka lënë të kuptohet për një lëndim.

Pamjet treguan 25-vjeçarin duke çaluar në Old Trafford dhe ai postoi një imazh në Instagram me emojin e kokës të fashuar.

The winger posted this on social media after the game

United kthehet në aksion menjëherë, ku të dielën në Wembley do të përballet me Newcastle dhe Ten Hag nuk ishte në gjendje të jepte një përditësim pozitiv për Rashford.

Duke folur të premten, holandezi tha: “Nuk e di [nëse do të jetë i aftë për finalen].

“Lojtarët tani po kthehen, ne duhet të bëjmë kontrolle, sigurisht mjekësore, kemi bërë menjëherë pas ndeshjes, por shumicën e kohës duhet të presësh për një diagnozë 100 për qind. Pra, le të lejmë mjekësinë të merret, duhet të presim."

Ylli anglez ka qenë në formë të fenomenale këtë sezon, me 23 gola në të gjitha garat.

Rashford's Premier League 2022/23 stats

Mbrojtësi i Newcastle, Kieran Trippier beson se shoku i tij i skuadrës së Tre Luanëve është lojtari më në formë në botë.

Kur ky pretendim iu tha Trippierit, ai për talkSPORT tha: “Jam dakord, gjithmonë kam thënë se Marcus është një lojtar i pabesueshëm. Unë luaj me të për vendin tim dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Ai sigurisht që po arrin formën tani, por, ju e dini që ne nuk mund të fokusohemi vetëm te Marcus, ata kanë lojtarë të tjerë të pabesueshëm. Është një sport ekipor, por Marcus ka arritur formën, le ta themi kështu.”

Lajme të ngjashme