Ten Hag thotë se arritjet e Fergusonit e bëjnë të vështirë suksesin te Man Unitedi - NACIONALE

Ten Hag thotë se arritjet e Fergusonit e bëjnë të vështirë suksesin te Man Unitedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit Erik ten Hag e ka pranuar se sukseset legjendare të Sir Alex Ferguson e bëjnë drejtimin e klubit anglez një punë të vështirë, por vazhdon të jetë i motivuar.

Që pas pensionimit të Fergusonit, Man United e ka fituar vetëm një herë FA Cupin në vitin 2016, derisa Carabao Cup e arritën nën urdhrat e teknikut holandez sezonin e kaluar.

Tekniku holandez e ka pranuar se problemi kryesor për të pasur sukses te “Djajtë e Kuq” janë arritjet e mëdha që ka bërë ish trajneri.

“Në futboll ka të bëjë vetëm me trofe, është shumë vështirë të bëhet ajo që bëri Sir Alex te Manchester Unitedi”.

“Është një sfidë që nuk do t’i largohem. E doja punën dhe viti i kaluar ishte fantastik, i vështirë për tu nisur mirëpo u bë sezon i mirë. Jemi shumë të lumtur, por s’është e mjaftueshme pasi Manchester United ka qëllime të larta dhe duhet të shkojmë aty”.

Ferguson mori drejtimin në nëntorin e vitit 1986, derisa fitoi trofeun e parë të Premierligës më 1993.

Pas kësaj, ai fitoi 13 Premierliga tjera, katër FA Cup, disa Liga të Kupës si dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

Me këto trofe të njëpasnjëshme, Ferguson vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë në histori.

Lajme të ngjashme