Ten Hag shpjegon se pse Man Utd transferoi Yoron
Trajneri Erik ten Hag ka pranuar se menataliteti dhe pjekuria luajtën rol kyç në vendimin e Manchester Unitedit për të nënshkruar me talentin Leny Yoro.
18-vjeçari kaloi te “Djajtë e Kuq” në një marrëveshje prej 58.9 milionë funte, mirëpo që pësoi lëndim në këmbë në fazën parapërgatitore.
Yoro si pasojë u detyrua të operohet dhe tani do të mungojë për disa muaj. Sidoqoftë, Ten Hag është i lumtur që e kanë blerë francezin.
“Ai tashmë ka shfaqur një nga arsyet se pse e kemi transferuar. Shumë i matur, personalitet i shkëlqyer, shikon përpara, është trim dhe pozitiv”.
"Për moshën e tij, tashmë është shumë i pjekur, shumë në ekuilibër. Nuk e shpërqendroni. E di se çfarë dëshiron. Jam i sigurt se do të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe më pas do të mbështesë ekipin dhe do ta ndihmojë ekipin të fitojë ndeshje dhe trofe”.
"Të duhet zemra dhe ke nevojë për kokë. Në futboll, të dyja janë shumë të rëndësishme. Të dyja gjërat duhet të jenë të drejta për të formuar një ekip. Në çdo ekip, keni nevojë për aftësi të ndryshme, por personaliteti, karakteri dhe mentaliteti janë shumë të rëndësishëm për të ndërtuar një ekip fitues”.
Yoro, i cili do të veshë fanellën me numrin 15 sezonin e ardhshëm, nuk pritet të kthehet në veprim deri në tetor.