Ten Hag pak para derbit: Jemi të uritur për fitore
Trajneri i Manchester Unitedit Erik ten Hag e ka “nxehur” derbin ndaj Cityt, duke treguar se janë plotësisht të uritur për fitore.
“Djajtë e Kuq” do të përballen me rivalin lokal në kryederbin e kësaj xhiros.
Pak para derbit, Ten Hag ka folur për mediat britanike duke thënë se duan t’i arkëtojnë vetëm pikët e plota.
“Duam të tregojmë se sa të uritur jemi. Është ha, ose do të hanë. Ne duam të hamë”.
“Çdo lojtar duhet të tregojë pasion, dëshirë, vendosmëri, frikësim nëse është e nevojshme”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Man Unitedi ka disa mungesa të mëdha përfshirë qendërsulmuesin që kishte gjetur formën së fundmi Rasmus Hajlund.
Në anën tjetër, City vazhdon me të gjitha yjet me Pep Guardiolan, që ka vendosur plot pesë lojtarë sulmues në formacionin bazë.
Përballja zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 16:30.