Ten Hag: Man Utd s’është gati për fillimin e sezonit - NACIONALE

Ten Hag: Man Utd s’është gati për fillimin e sezonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit Erik ten Hag e ka pranuar se skuadra e tij s’është gati për fillimin e sezonit të ri pavarësisht transferimeve të reja, si Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui.

Unitedi është duke vuajtur me lëndimet e shpeshta, ku së fundmi Luke Shaw ka humbur startin e sezonit shkaku i një lëndimi.

Tekniku holandez thotë se kampionati po nis, megjithatë skuadra angleze s’është gati.

“Ata (De Ligt dhe Mazraoui) do të jenë në skuadër dhe Harry Maguire do të jetë gjithashtu. Nuk është parapërgatitje kur punon me skuadrën për pesë apo gjashtë javë, është shumë e komplikuar”.

Parapërgatitja në ShBA u zhvillua kur kishim lojtarët në Evropian dhe Kupën e Amerikës, ndërsa tani erdhën transferimet e reja dhe duhet ta bëjmë një skuadër”.

“Skuadra nuk është gati, por liga do të nis dhe shumë trajnerë kanë këtë problem. Nuk kemi pse ta fshehim, duhet të punojmë”.

“Jemi të kompletuar dhe tani po punojmë bashkë që 10 ditë dhe duhet pak kohë. Ka edhe skuadra tjera që do ta kenë këtë problem”.

“Në fillimin e sezonit nuk duhet të lëshojmë pikë, të punojmë fortë dhe të sigurohemi që të jemi të organizuar. Nuk jemi 100 për qind në formë dhe duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje që të përmirësohemi dhe të marrim paraqitje të nivelit të lartë në skuadër, si dhe lojtarë individualë”.

Man United ndërkohë përballjen e parë do ta zhvillojë në “Old Trafford” ndaj Fulhamit.

Lajme të ngjashme