Ten Hag i thotë Onanës: Mirë, por te Manchester United e mira nuk është mjaft e mirë - NACIONALE

Ten Hag i thotë Onanës: Mirë, por te Manchester United e mira nuk është mjaft e mirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, i ka thënë Andre Onanës që ‘e mira nuk është mjaft e mirë’ te Djajtë e Kuq, dhe se ai duhet të luftojë për të pasur një qëndrueshmëri më të madhe në lojën e tij në portë.

Portieri reprezentues i Kamerunit, i cili iu bashkua Djajve të Kuq nga Interi për 48 milionë funte (58 milionë dollarë) gjatë afatit kalimtar të verës, ka duruar një fillim të ngadaltë të jetës në Old Trafford. Një numër gabimesh të kushtueshme e kanë atë të gjykuar publikisht, por ai filloi të korrigjonte disa nga ato gabime kur shpëtoi një penallti në një fitore dramatike në Ligë të Kampionëve ndaj FC Copenhagen.


Ten Hag ka treguar atë që kërkon nga Onana, ndërsa spekulimet po shtohen në lidhje me një rikthim të mundshëm në Manchester për David de Gea: “Ju i tregoni atij atë se çfarë kërkoni, por gjithashtu ka të bëjë me qëndrimin në të njëjtin nivel. Ai ka pritshmëri të mëdha nga vetja. Ne i japim atij besimin, shikoni se çfarë keni bërë në të kaluarën për klube të mëdha në liga të mëdha, ju keni aftësinë për ta bërë sërish. Dy ndeshjet e fundit ishin një progres i mirë, tani duhet të vazhdojmë kështu. Është shumë mirë, por te Manchester United e mira nuk është mjaft e mirë”.

Andre Onana Manchester United 2023-24

Fitorja e United kundër Kopenhagës i bëri ata të shënojnë një portë të parë të pastër që nga 26 shtatori, por ata po përjetojnë probleme në të dy skajet e fushës. Ten Hag shtoi për mungesën e fuqisë së zjarrit nga Djajtë e Kuq: “Bashkëpunimi duhet të jap rezultat, por ne treguam këtë javë disa shembuj ku ka kaq shumë që kemi pozicione të mira për të dënuar kundërshtarin dhe ne nuk bëjmë gol ose nuk e godet objektivin. Nuk kemi kohë ta stërvitim këtë, bëjmë disa stërvitje dhe jam i bindur me cilësinë e lojtarëve tanë që do të shkojnë dhe do të shënojnë më shumë gola”.

Manchester United manager Erik ten Hag

United ka shënuar vetëm 11 gola në nëntë ndeshje në Premierligë këtë sezon – rekordi më i keq në gjysmën e parë të tabelës – dhe do të shpresojë të gjejë një shkëndijë në derbin në shtëpi me rivalin e madh Manchester City.

Lajme të ngjashme