Ten Hag i bindur se Antony ende mund të ketë sukses te Man Utd - NACIONALE

Ten Hag i bindur se Antony ende mund të ketë sukses te Man Utd

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag disi ende është i bindur se sulmuesi Antony mund të ketë sukses te Manchester Unitedi, pas dy sezoneve zhgënjyese në “Old Trafford”.

Braziliani kaloi te “Djajtë e Kuq” nga Ajaxi për 100 milionë euro në vitin 2022, duke u ribashkuar me trajnerin Erik ten Hag.

Sidoqoftë, ai dështoi keq në dy vitet e para duke menaxhuar të shënojë pesë gola dhe kontribuar me tre asistime në 54 paraqitje në Premierligë.

Ten Hag megjithatë ka sugjeruar se e ardhmja e Antonyt ende mund të jetë te Unitedi.

Nuk shkoj përtej buxhetit. Asnjëherë as nuk kam pasur ndonjë buxhet”.

Te Unitedi, buxheti është për drejtuesit dhe menaxherët. Ai ka dëshmuar potencialin në muajt e parë, ka shënuar tre gola në tre ndeshje”.

Pas kësaj u bë më vështirë, sezoni i kaluar nuk ishte i mirë. Por, ende jam i bindur se ka potencialin e duhur për të luajtur në klub”.

Man Utd ndërkohë është lodhur nga lojtari dhe janë të hapur për ta larguar në formë huazimi, te ndonjë skuadër që mund t’ia paguajë pagën javore.

Në anën tjetër, Antony ka refuzuar largimin nga Unitedi dhe mundësitë më të mëdha janë që të mbetet edhe për sezonin tjetër te gjiganti anglez.

Lajme të ngjashme