Ten Hag: Fanella e Man. United peshon shumë, këtu mund të luajnë vetëm ata që kanë personalitet të vërtetë - NACIONALE

Ten Hag: Fanella e Man. United peshon shumë, këtu mund të luajnë vetëm ata që kanë personalitet të vërtetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ten Hag është treguar shumë kritik në konferencë për shtyp pas sfidës së mbrëmshme që fitoi Manchester United 2:1 kundër Evertonit në Kupën FA. Ai tregoi se nuk do të lejojë çfarëdo transferimi të bëhet, pa qenë i sigurt se mund ta bëjë dallimin në skuadër.

Trajneri holandez po përpiqet që të ndryshojë mendësinë e të punuarit në “Old Trafford”. Mendësinë e një klubi që edhe ai vetë e pranon se deri tani nuk është se ka qenë e aftë të reagojë në afatin kalimtar të lojtarëve, duke afruar në organikën e vet lojtarë mesatarë.

Trajneri i “Djajve të Kuq” zotohet se diçka e tillë do të ndryshojë tani e tutje: “Shumica e lojtarëve që janë transferuar në të kaluarën kanë qenë mesatarë. Në Manchester United të qenët mesatar nuk është e mjaftueshme.”

Sipas tij fanella e këtij klubi peshon shumë dhe për këtë arsye do t’i sigurojnë shërbimet e vetëm atyre futbollistëve që mund t’i ndryshojnë ekuilibrat brenda skuadrës.

“Fanella e Manchester United peshon shumë. Këtu mund të luajnë vetëm personalitetet e vërteta, që janë të aftë të luajnë edhe nën presion”, përfundoi ai.

Gjatë afatit kalimtar veror Manchester United shpenzoi një shifër të madhe parash, gjithsej 240 milionë euro, në kampanjën e transferimeve të lojtarëve të ndryshëm.

Ndërkaq tani, në janar, akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Gakpo pëlqehej shumë si profil, por Liverpool arriti që ta sigurojë kartonin e tij, duke paguar 42 milionë euro në arkat e PSV.

Gjithsesi, nën drejtimin e Ten Hag transferimi më i shtrenjtë ka qenë ai i Antony, i blerë për 95 milionë euro, i pasuar nga Casemiro që u ble për 70 milionë euro nga Real Madridi.

Lajme të ngjashme