Ten Hag e mbështet Hojlundin të shënojë më shumë gola
Trajneri Erik ten Hag pret që sulmuesi Rasmus Hojlund të vazhdojë të shënoja gola pasi më në fund theu “akullin” duke realizuar golin e parë në Premierligë.
Man Utd bëri një rikthim mahnitës nga 0:2 në 3:2 për t’i arkëtuar pikët e plota ndaj Aston Villas në “Old Trafford”, ku danezi vulosi fitoren.
Ten Hag pas ndeshjes nënvizoi se Hojlund mund të vazhdojë me gola ngase ka kualitetin e nevojshëm.
“Sigurisht kam biseduar disa herë dhe çdo herë, e kam thënë se ka shënuar shumë herë për Danimarkënn, ka shënuar në Ligën e Kampionëve, e ka dëshmuar veten që mund ta bëjë, prandaj i duhej të besonte”.
“Jam i sigurt se tani që ka shënuar golin e parë, do të shënojë edhe më shumë”.
“Kur një sulmues nuk shënon është problem, por ka karakter të fortë, është i vendosur. Ka personalitet të madh. Mendoj se për një sulmues duhet të vazhdosh të investosh dhe golat do të vijnë”.
Hojlund ishte kritikuar tej mase gjatë tërë kohës pasi dështoi të realizonte që nga transferimi që kushtoi hiç më pak se 72 milionë funte.