Ten Hag: Drejtuesit e Man Unitedit janë të etur për të bërë biznes - NACIONALE

Ten Hag: Drejtuesit e Man Unitedit janë të etur për të bërë biznes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag thotë se liderët e rinj të Manchester Unitedit janë të “etur” për të kompletuar më shumë transferime, para sezonit të ri të Premierligës.

Skuadra e Erik ten Hag është përforcuar me vetëm dy lojtarë, pra Joshua Zirzkee dhe Leny Yoron, por kanë shprehur interesim edhe për dyshen e Bayernit Matthijs de Ligt dhe Noussa Mazraoui.

Sidoqoftë, Ten Hag ka njoftuar tifozët se drejtuesit e rinj janë të gatshëm për të vazhduar me investime në skuadër.

Është vështirë të thuhet. Shpresojmë. Po shikojmë tërë kohën dhe drejtuesit e rinj janë të etur për të bërë biznes dhe marrëveshje. Janë duke punuar”.

Por kemi kohë dhe duhet të presim derisa mundësitë të jenë aty”, deklaroi ai.

Man Unitedi do të përballet me Cityn për trofeun e
Community Shield” në “Wembley” vikendin tjetër, me shpresën që ta ndalojnë sërish skuadrën e Pep Guardiolas.

Me Hojlundin që pritet të mungojë, Ten Hag e provoi Jadon Sanchon si numër nëntë ndaj Liverpoolit, andaj ka mundësi që ta përdorë të njëjtën strategji edhe kundër kampionit të Anglisë.

Lajme të ngjashme