Ten Hag dëshiron qetësi në skuadër, pritet largimi i CR7 në janar - NACIONALE

Ten Hag dëshiron qetësi në skuadër, pritet largimi i CR7 në janar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar dimëror, me trajnerin Erik ten Hag që dëshiron qetësi në skuadër.

37-vjeçari pavarësisht që ishte ndër më të mirët te Man United sezonin e kaluar, këtë edicion nuk ka pasur minutazhën më të lartë të mundshme nën urdhrat e Ten Hag, pasi shprehu dëshirën për t'u larguar nga "Djajtë e Kuq" në verë.

Dhe sipas gazetarit, Florian Plettenberg, portugezi mund të largohet gjatë afatit kalimtar dimëror, me Man United që tashmë ka vendosur se pasuesi është Erik Choupo-Moting i Bayern Munichut.

Plettenberg gjithashtu sugjeroi se Sporting Lisbon mund të jetë destinacioni i radhës.

"Brenda klubit ata presin që Ronaldo të largohet në dimër. Drejtorët duan të forcohen dhe Ten Hag dëshiron të sigurojë qetësinë. Kërkimi për pasuesin tashmë ka nisur (Choupo-Moting dhe të tjerët)".

"Një rikthim te Sporting Lisbon mund të jetë opsion", shkroi ai.

Sulmuesi e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet në verë në Ligën e Kampionëve dhe detyroi Ten Hag të jetë në një pozitë jo të mirë kur u largua nga stadiumi pa përfunduar ndeshja kundër Tottenhamit, ku fituan me rezultat 2:0.

Trajneri i "Djajve të Kuq" vazhdimisht ka mbështetur Ronaldon, por një ndër opsionet kryesore mbetet rikthimi te skuadra e fëmijërisë.

Sidoqoftë, "Sportsmail" më herët kishte raportuar se Sporting nuk mund ta mirëpres rikthimin e portugezit, shkaku i pagave të larta.

Sulmuesi gjithashtu ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A, me Napolin që ka shprehur interesim për ish yllin e Juventusit.

Edhe Marseille u lidh me një lëvizje për sulmuesin e “Djajve të Kuq”, por këto thashetheme u shuan shpejt nga drejtori i klubit, Pablo Longoria, i cili tha se klubi ishte më shumë për 'lojtarët kolektivë'.

Choupo-Moting duket të jetë objektivi i favorizuar për të zëvendësuar sulmuesin yll, me Ten Hag që thuhet se është një "tifoz i madh i shkathtësisë dhe përvojës së sulmuesit të PSG".

Thashethemet po qarkullojnë gjithashtu se United mund të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic dhe sulmuesin e Salzburgut, Benjamin Sesko, me kontratën e Ronaldos që skadon në 2023.

Lajme të ngjashme