Ten Hag: Bruno një ‘frymëzim’, jam i nderuar që e kam lojtar - NACIONALE

Ten Hag: Bruno një ‘frymëzim’, jam i nderuar që e kam lojtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se kapiteni, Bruno Fernandes, është një frymëzim për skuadrën e tij, pasi paraqitja e portugezit në humbjen 7:0 ndaj Liverpoolit u kritikua mjaft shumë.

Një Fernandes dukshëm i nervozuar u shfaq duke shtyrë gjyqtarin anësor në minutën e 81-të në Anfield.

Ten Hag tha se mesfushori portugez do të mbetet kapiten pavarësisht thirrjeve që ai të humbasë shiritin.

“Ai po luan një sezon të shkëlqyer”, tha Ten Hag fillimisht.

Bruno Fernandes has given Erik ten Hag a fresh challenge at Manchester United - George Smith - Manchester Evening News

"Ai ka luajtur një rol të madh që ne të jemi këtu ku jemi. Të gjithë bëjnë gabime dhe ne mësojmë. Unë duhet të mësoj dhe ai do të bëjë gjithashtu. Ai është inteligjent. Jam shumë i kënaqur që ai është lojtari ynë dhe ai është kapiten kur Harry (Maguire) nuk luan."

Ish-kapiteni i United, Gary Neville tha se sjellja e Fernandes ishte "e turpshme" dhe ish-sulmuesi i Blackburn, Chris Sutton tha se United kishte "lojtarë shumë më të kualifikuar për të qenë kapiten".

Bruno Fernandes reveals what Erik ten Hag has brought to Man United that Ralf Rangnick didn't - Manchester Evening News

Humbja ndaj Liverpoolit ishte më e thella për djajtë e kuq në një ndeshje garuese, ndërsa fitorja e të kuqve ishte më e madhja kundër rivalëve të tyre.

United pësoi gjashtë gola në pjesën e dytë dhe Ten Hag tha pas ndeshjes se skuadra e tij ishte "joprofesionale" dhe "humbi kokën".

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Neville, e pyeti se pse Fernandes bëri me gjest nga bankina kur Marcus Rashford u zëvendësua në minutën e 85-të.

What Bruno Fernandes told Man United staff after claims he 'asked to be substituted' in 7-0 Liverpool mauling

Por BBC Sport e kupton se Fernandes po kërkonte sqarime për pozicionin e tij pasi Anthony Elanga zëvendësoi Rashfordin.

United është i treti në Premierligë, 14 pikë prapa liderit Arsenalit dhe fitoi trofeun e tyre të parë në gjashtë vjet duke fituar kupën Carabao muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme