Televizioni Publik zviceran: Xhaka bëri shumë pak, Shaqiri ishte irritues
Televizioni Publik zviceran ka kritikuar dyshen shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për paraqitje aspak të mirë kundër Portugalisë. Shaqirin madje e quajti edhe si “irritues”.
Portugalia ishte dukshëm më superiore sot ndaj Zvicrës, duke e mposhtur një rezultat të thellë 6:1. Mediet helvete filluan menjëherë me kritika, ku nuk kursyen as dyshen shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri.
Kritikat më të mëdha i mori Shaqiri: “Ishte tërësisht jashtë lojës. Ecte dhe kjo ishte gati irrituese. Ndoshta nuk ka më shumë fuqi.”
As kapiteni, Granit Xhaka, nuk është se u lavdërua nga Televizioni Publik zviceran për atë çfarë dëshmoi në fushë në ndeshjen e sotme.
“Në mesfushë gjithmonë mbizotëroheshim. Kapiteni bëri vërtet pak për t’ua vështirësuar ndopak punët kundërshtarëve”, thuhet në artikullin e mediumit në fjalë.
Kujtojmë që pas ndeshjes u deklarua edhe Xherdan Shaqiri. Ai në emër të gjithë ekipit kombëtar u kërkoi falje tifozëve helvetë, pas kësaj humbje me shifra të larta prej 6:1.
