Të tjerë lojtarë dështojnë në testin e moshës te Kameruni U-17, testin e porositi Samuel Eto’o
Kombëtarja e Kamerunit për gjeneratën deri në 17 vjeç po përballet me një kohë pa kohë në prag të kualifikimeve për Kupë të Afrikës, pasi që shumë nga lojtarët e tyre kanë dështuar në testin e moshës që u bë kusht nga Samuel Eto’o, president i federatës së Kamerunit.
Këmbëngulja e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Interit për të përdorur imazhet e rezonancës magnetike (MRI) e pa skuadrën të shkatërruar në kampin e tyre stërvitor në Mbankomo, në periferi të Yaounde.

Nga grupi fillestar prej 30 lojtarësh, 21 prej tyre dështuan në testet që tregojnë moshën reale.
Por BBC Sport Africa tani ka kuptuar që Kameruni ka pësuar një pengesë të re pasi 11 lojtarë të rinj gjithashtu dështuan në testet e së martës, me trajnerin Jean Pierre Fiala që po përpiqet të gjejë zëvendësues.
Kameruni pret Kongon, Çadin, DR Kongon dhe Republikën e Afrikës Qendrore për kualifikimet e Unionit të Federatave të Futbollit të Afrikës Qendrore (UNIFFAC) midis 12 dhe 24 janarit, me dy ekipe që përparojnë në Kupën e Kombeve U-17 të prillit në Algjeri.

Në një deklaratë të Fecafoot tha se Eto'o dha "udhëzime të rrepta" për veprimet që do të ndërmerren në mënyrë që t'i jepet fund manipulimit të të dhënave të gjendjes civile të cilat, në të kaluarën, kanë njollosur imazhin e futbollit të Kamerunit.
“Fecafoot u bën thirrje të gjithë që janë të përfshirë, në veçanti edukatorëve, të sigurojnë që moshat sipas kategorive të respektohen”.
Lufta kundër mashtrimeve të moshës
Shumë nga sukseset ndërkombëtare të Afrikës në turnetë e të rinjve janë turbulluar nga akuzat për përdorimin e lojtarëve mbi moshën e lejuar.
Shtëpia e futbollit botëror, FIFA , prezantoi skanimet MRI në Kupën e Botës U-17 në vitin 2009, e cila u zhvillua në Nigeri.

MRI funksionon duke skanuar kyçin e dorës për të studiuar se sa e avancuar është struktura e kockave
Në vitin 2017, Fecafoot bllokoi 14 lojtarë që të merrnin pjesë në AFCON U-17 në Gabon pasi ata dështuan në këto teste.
Eto'o premtoi të ndërmerrte veprime për të luftuar problemin afatgjatë kur u zgjodh president i Fecafoot në dhjetor të vitit 2021 dhe Simon Lyonga, një gazetar në transmetuesin kombëtar të Kamerunit CRTV, thotë se vendimi për të eliminuar mashtrimet e moshës është duartrokitur nga publiku.
"Këtu në Kamerun, njerëzit janë përgjithësisht të kënaqur që Fecafoot duket se po bën diçka për të ndaluar mashtrimin," tha Lyonga për BBC Sport Africa.

Është e rëndësishme që vendi t'u japë shanse lojtarëve të moshës së duhur.
Kameruni ka qenë dy herë kampion kontinental në nivelin U-17, në 2003 dhe 2019.