Të gjithë sytë te Ronaldo, sërish vërshohet nga një turmë fotografësh gjatë këndimit të himnit - NACIONALE

Të gjithë sytë te Ronaldo, sërish vërshohet nga një turmë fotografësh gjatë këndimit të himnit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fakti që Cristiano Ronaldo ndeshjen e sotme ndaj Marokut po e nis nga bankina, ka krijuar lajm më shumë sesa vetë ndeshja. Sërish atë e vërshuan një mori fotografësh.

Momenti i intonimit të himnit portugez ka bërë që i gjithë koncentrimi të ishte te bankina e Kombëtares së Portugalisë, aty ku është i ulur edhe kapiteni i saj.

Fotografët shkrepën një mori fotografish teksa Ronaldo po këndonte himnin dhe dukej fare i qetë.

Kjo është ndeshja e dytë rresht që përzgjedhësi Santos e lë atë në stol, duke e preferuar para tij sulmuesin Ramos, i cili në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës shënoi tre gola, duke bindur me formën e tij.

Dje, gjatë konferencës për shtyp, përzgjedhësi portugez luti mediet që ta lënë të qetë Ronaldon, duke thënë se ai nuk e meriton këtë trajtim çfarë po i bëhet.

Ai kurrë nuk më ka thënë se dëshironte të largohej nga ekipi ynë kombëtar”, tha Santos të premten në konferencë për media.

Ka ardhur koha që t’i japim fund kësaj bisede, mjaft me më këto biseda. Ka ardhur koha që ju ta lini të qetë Ronaldon, në nderim të asaj çfarë ka bërë ai për futbollin portugez”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme