KATAR 2022| Nuk ka paqe për Ronaldon, sërish lihet në bankën rezervë
Cristiano Ronaldo ndeshjen kundër Marokut do ta nisë nga banka rezervë. Kjo është hera e dytë që nuk preferohet të luajë titullar nga përzgjedhësi portugez.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë po kalon në një moment të ndërlikuar. Ai ka humbur statusin e titullarit edhe në kombëtaren e tij, pasi diçka të tillë i ndodhi edhe me Manchester Unitedin në fillim të sezonit.
Kështu, Ronaldo nuk është përzgjedhur në formacionin startues të përzgjedhësit Santos. Ai i ka besuar sërish sulmuesit Ramos që shkëlqeu me tri gola të shënuar në fitoren e thellë 6:1 kundër Zvicrës.

Në mesin e lojtarëve që sërish do të ulët në stol është edhe Cancelo. Mbrojtësi i spikatur i Manchester Cityt për zgjedhje taktike është lënë jashtë përbërjes titullare, njësoj siç ndodhi edhe në sfidën paraprake ndaj helvetëve.
Santos është përcaktur që të mos bëjë ndonjë ndryshim në XI-shen e tij për dallim nga ndeshja e fundit që fitoi në 1/8.
Ndeshja kundër Marokut nis me fillim në ora 16:00. Fituesi i këtij dueli do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e ndeshjes tjetër çerekfinale që zhvillohet sot në ora 20:00, Angli - Francë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Portugalia: Diogo Costa, Dalot, Pepe, Rúben Dias, R. Guerreiro, Rúben Neves, Otávio, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, João Félix, Gonçalo Ramos.
Maroku: Bono, Hakimi, Saiss, El Yamiq, Attiat-Allah, Ounahi, Amrabat, Amallah, Boufal, Ziyech, En-Nesyri.
