“Të gjithë jemi nervoz”, Salah e pranon se lojtarët kanë emocione në garën për titull - NACIONALE

“Të gjithë jemi nervoz”, Salah e pranon se lojtarët kanë emocione në garën për titull

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mohamed Salah thotë se Liverpool duhet ta largojë presionin për ta fituar titullin e Premierligës, duke pranuar se të gjithë janë nervoz.

Liverpool, Arsenal dhe Manchester City janë duke garuar për titullin kampion, me “Reds” që po prinë momentalisht por të dielën përballen me Manchester Unitedin.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Salah e ka pranuar se të gjithë lojtarët kanë emocione të shumta.

“Mendoj se gjëja kryesore është se të gjithë janë nervoz, jo vetëm unë, të gjithë janë të stresuar. Prandaj gjëja kryesore është t’i kontrollojmë emocionet këtë kohë”.

“Problemi për ne lojtarët është se tentojmë t’i ikim emocioneve. Në fundin e ditës, nëse e bën në mënyrën më të mirë atëherë, kështu përballesh me situatën”.

“Sigurisht bëj shumë ‘joga’ dhe meditim, të ndihmon shumë. Mirëpo, duhet t’i pranosh emocionet”, deklaroi ai.

Salah është vetëm tre gola larg Erling Haalandit në garën për Këpucën e Artë të Premierligës, ndërsa ka kontribuar deri me tani me nëntë asistime.

Kujtojmë, përballja mes Unitedit dhe Liverpoolit zhvillohet të dielën në “Old Trafford” me fillim nga 16:30.

Lajme të ngjashme