Tchouameni tregon se ‘Calma’ e Ronaldos është kujtimi i tij i parë nga El Clasico - NACIONALE

Tchouameni tregon se ‘Calma’ e Ronaldos është kujtimi i tij i parë nga El Clasico

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli në ardhje i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka zbuluar se kujtimi i tij i parë nga El Clasico është festimi ‘Calma’ nga Cristiano Ronaldo. Këtë ai e tha kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në ditën e ndeshjes më të flaktë të dy dekadave të fundit ndërmjet ‘mbretërve’ e Barcelonës.

Barcelona dhe Real Madrid janë përmbytur me talente gjatë 20 viteve të fundit dhe shpesh tërheqin vëmendjen e të gjithë botës së futbollit kur ata flasin rreth kësaj përballje. Tchouameni do të debutojë në El Clasico këtë fundjavë dhe ai ka zbuluar kujtimet e tij të para për ndeshjen epike.

Aurelien Tchouameni Real Madrid 2022-23

“Kujtesa ime e parë nga El Clasico ishte festimi i Ronaldos që kërkoi qetësi kur shënonte në Camp Nou”, pranoi Tchouameni. Ronaldo e bëri festimin ikonë teksa shënoi golin e fitores në një ndeshje që përfundoi me rezultat të ngushtë 2:1 në prill të vitit 2012.

Cristiano Ronaldo 'Calma' [not 16:9]

Francezi Tchouameni ka folur para ndeshjes, duke thënë se duhet të tregojnë cilësinë në këtë ndeshje për të fituar.

Ai tha: "Do të jetë një betejë e madhe kundër një ekipi të mirë. Ne duhet të bëjmë gjithçka dhe të tregojmë cilësinë tonë për të fituar. Ne jemi Real Madrid dhe nuk duam të humbim asnjë ndeshje. Kemi ndjenja të mira dhe duam të vazhdojmë kështu”.

Mbretërit do të përballen me Barcelonën të dielën në një përballje të skuadrave në krye të tabelës. Të dyja palët kanë nga 22 pikë dhe një fitore do të jepte një vrull të madh nëse njëra nga skuadrat arrin të rrëmbejë tre pikët në Santiago Bernabau.

When is Real Madrid vs Barcelona? El Clasico dates for 2022/23 La Liga season | Sporting News India

Ndeshja e së dielës që zhvillohet në 16:60 do të jetë El Clasico e 284 në total, ku rezultat më të mirë në 283 ndeshjet paraprake ka Barcelona me 117 fitore, kurse Real Madrid ka 13 më pak apo 104 dhe 62 ndeshje tjera kanë përfunduar me barazim.

Sa i përket vetëm Laligës, mbretërit kanë rezultat më të mirë se katalunasit. Në 184 ndeshje të zhvilluara në elitën spanjolle, Real Madrid ka fituar 76 herë, Barcelona 73 dhe 35 herë janë ndarë me barazim.

Lajme të ngjashme