Tammy Abraham drejt rikthimit në Angli, dy gjigantët anglezë në garë
Sulmuesi Tammy Abraham pritet të rikthehet në Premierligë gjatë afatit veror, me Chelsean dhe Manchester Unitedin e interesuar.
"Blutë" e Londrës kanë klauzolën e riblerjes nga Roma për 70.8 milionë funte me United që dëshiron të përforcohet me një sulmues, sidomos nëse arrijnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Abraham ka impresionuar të gjithë në Itali nën urdhrat e Jose Mourinhos që kur iu bashkua në vitin 2021, duke fituar Ligën e Evropës.
25-vjeçari ka realizuar 34 gola dhe dhuruar 11 asistime në 91 ndeshje për Romën, por "Sky Italia" raporton se pritet të largohet në verë dhe të kthehet në kampionatin anglez.
Abraham për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Chelseas, në fakt që nga akademia e klubit dhe ka shënuar 30 gola në 82 ndeshje.
Chelsea ka dëshpëruar të gjithë këtë edicion duke u renditur në pozitën e 10-të në tabelë, derisa Man United ka nisur këndelljen ku fituan Carabao Cup.
Mirëpo për "Djajtë e Kuq", Abraham nuk është sulmuesi i vetëm që po konsiderojnë pasi po e vëzhgojnë edhe Harry Kane nga Tottenhami.
Pritet që Abraham të përfundojë te Chelsea ose Man United me trajnerin Jose Mourinho që tani është në dijeni dhe ka nisur të kërkojë një zëvendësues adekuat.
Roma momentalisht renditët në pozitën e pestë në tabelë pas 27 ndeshjeve, tre pikë larg pozitës së tretë dhe kanë gjasa reale për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.