Talenti Quansah rinovon me Liverpoolin
Liverpooli ka konfirmuar se mbrojtësi Jarell Quansah ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me klubin.
Pas një sezoni impresionues, “Reds” gjithnjë dëshiruan t’a shpërblenin Quansah me një kontratë të re, ngase e fitoi statusin e lojtarit senior.
Pas disa negociatave, 21-vjeçari ka nënshkruar një kontratë të re dhe të përmirësuar në aspektin financiar.
“Nuk mund të isha më i lumtur. Mendoj në mënyrën si ka ardhur trajneri, stili i lojës, ka qenë masiv për mua dhe besoj se është klubi më i mirë në botë për t’u përmirësuar dhe të bëhem lojtar më i mirë”.
“Lojtarët përreth meje i dëgjoj dhe janë më të mirët në pozitat e tyre. Pra, nuk ka vend më të mirë që mund të isha aktualisht”, deklaroi ai për faqen zyrtare të klubit anglez.
Liverpooli tani është fokusuar për të rinovuar kontratën me mbrojtësin Ibrahime Konata, kontrata e të cilit skadon më 2026, derisa rëndësi të madhe ka edhe bindja e Virgil van Djik, i cili po i afrohet gjashtë muajt e fundit të kontratës aktuale.
Skuadra e Slot tani do të fokusohet për të bindur veteranët të rinovojnë, përfshirë Trent Alexander-Arnold që kërkohet me ngulm nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.