Talenti brazilian shpjegon pse e zgjodhi Chelsean para Barcelonës - NACIONALE

Talenti brazilian shpjegon pse e zgjodhi Chelsean para Barcelonës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Talenti brazilian Estevao e ka pranuar se projekti që i ofroi Chelsea ishte mesë i mjaftueshëm për ta bindur, që t’i bashkohet “Bluve” para Barcelonës.

Chelsea në verën që lamë pas konfirmoi marrëveshjen për të nënshkruar me 17-vjeçarin për 56 milionë funte, i cili do të arrijë në “Stamford Bridge” sapo të mbushë 18 vjeç.

I pyetur se pse zgjodhi Chelsean para Barcelonës, Estevao tha për “Placar”: “E kam ndjekur gjithmonë Barcelonën që kur isha fëmijë, më shumë shkaku i Messit dhe Neymarit, që janë idhuj për mua. Jam shumë i lumtur që klubet të ndryshme kanë shprehur interesim, por oferta e Chelseas ishte shumë e mirë”.

Agjentët biseduan me prindërit dhe mua... ishte një projekt i mirë që më ofruan dhe ka gjithçka për të dalë i suksesshëm”.

S’ka asgjë tjetër që të shtohet për Chelsean, të jesh në një qytet si Londra, të luash në ligën më të fortë në botë. Tani ekipi po i jep më shumë mundësi të rinjve, e fituan vëmendjen time dhe të familjes sime gjithashtu. Jam i sigurt që zgjodha skuadrën e duhur”.

Ndërkohë, në 23 paraqitje në ligë për Palmeiras, anësori tashmë ka regjistruar nëntë gola, vetëm dy më pak se top golashënuesi Pedro, kurse ka edhe shtatë asistime.

Lajme të ngjashme