Talenti anglez suspendohet nga klubi pas akuzave për përdhunim dhe sulm seksual - NACIONALE

Talenti anglez suspendohet nga klubi pas akuzave për përdhunim dhe sulm seksual

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sunderland ka suspenduar anësorin Jack Diamond pasi iu hapen akuzat për përdhunim dhe sulm seksual.

23-vjeçarit i është ndërprerë gjithashtu menjëherë huazimi te Lincoln City, ku ishte paraparë të qëndronte deri në fundin e sezonit.

Një zëdhënës i policisë Northumbria tha: "Në maj të vitit të kaluar, ne morëm një raport që një grua ishte sulmuar seksualisht brenda një adrese në zonën e Uashingtonit. Menjëherë nisi një hetim dhe më pas një person u arrestua”.

"Jack Diamond, 23, nga Fatfield, Uashington, tani është akuzuar për një akuzë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së South Tyneside në maj".

Kështu, Sunderland vendosi ta suspendojë talentin anglez dhe këtë gjë e njoftoi zyrtarisht.

Sunderland AFC është njoftuar se është ngritur kallëzim penal kundër Jack Diamond nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës.

"Lojtari është pezulluar me efekt të menjëhershëm, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor dhe marrëveshja e tij e huazimit në Lincoln City Football Club gjithashtu është ndërprerë", shkroi klubi anglez.

Nga ana e lojtarit këto akuza janë mohuar dhe këtë e konfirmoi një zëdhënës i Diamond: “Jack Diamond mohon me forcë akuzat që janë bërë kundër tij. Jack mezi pret të pastrojë emrin e tij në gjykatë”.

Diamond bëri 45 paraqitje për Sunderland, duke përfshirë edhe si zëvendësues kur fituan trofeun Papa John në Wembley në 2021, kurse këtë edicion sa i përket Lincoln bëri 36 paraqitje duke realizuar tetë gola.

Lajme të ngjashme