Szoboszlai zbulon bisedën me Haaland para kalimit te Liverpool
Ylli i Liverpoolit Dominik Szoboszlai ka treguar se e njoftoi kalimin në “Anfield” ish bashkëlojtarit Erling Haaland përmes një fotografie.
Dyshja ishin bashkëlojtar te RB Salzburg, ku Haaland fitoi vëmendjen falë paraqitjeve të mrekullueshme në Ligën e Kampionëve.
Si norbegjezi, Szoboszlai bëri një hap gjigant duke iu bashkuar RB Leipzigut e pastaj kaloi te “Reds” në një marrëveshje 60 milionë funtesh.
Dy lojtarët tani jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe Szoboszlai zbuloi se i tregoi Haalandit për kalimin te Liverpool edhe para se të zyrtarizohej marrëveshja.
“Ishim shumë të afërt sepse ishim të dy shumë të rinj”.
“Ai është djalë i shkëlqyer dhe lojtar fantastik. Shtëpia e tij, pastaj janë dy shtëpi dhe pastaj është shtëpia ime”.
“Kur erdha për të nënshkruar edhe pa u bërë zyrtare, i dërgova një foto në fanellën e Liverpoolit dhe ai më shkroi: “Prit, çka po ndodh”, pastaj i thashë “Po, do ta shohim njëri-tjetrin” dhe pastaj vetëm më tha “Urime, Premierliga është e çmendur”.
Dyshja do të jenë kundërshtar këtë vikend kur Man City përballet me Liverpoolin.
Hungarezi ka qenë fantastik që kur kaloi te “Reds” duke e fituar vendin titullar derisa norvegjezi është duke vazhduar me formën e njëjtë si këto vitet e fundit.