Synimi i Interit: Dua të fitoj trofe dhe të konkurrojë në Evropë
Portieri i Brentford, David Raya, i cili është i lidhur me një kalim te Interi për të zëvendësuar Andre Onanan nëse largohet, u tregua i sinqertë në ambiciet e tij për hapin e ardhshëm në karrierë.
Zikaltrit nënshkruan me Onanën si një transferim i lirë verën e kaluar dhe ish-portieri i Ajaxit shkëlqeu në sezonin e tij debutues, duke bërë emër në të gjithë Evropën me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve.
Onana tani është bërë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës dhe është lidhur shumë me një kalim te Chelsea, duke i detyruar nënkampionët e Evropës që tani të fillojnë të konsiderojnë zëvendësimin e tij. The Guardian raportoi së fundmi interesimin e Interit për Raya, i cili ka vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me Brentford.
Duke folur për The Times, Raya foli për kohën e tij me Brentford dhe planet e tij për hapat e ardhshëm të karrierës së tij.

“Do të ndihem gjithmonë pranë këtij ekipi. Të jesh pjesë e promovimit në Premierligë është diçka që nuk do ta harroj kurrë. E di që ka zëra për largimin tim. Ka disa mundësi për mua, por padyshim që Brentford po kërkon shumë para. Kjo mund t'i bëjë klubet të mos duan të më blejnë mua, mund t'i bëjë ata të shikojnë diku tjetër. Por nëse kjo është vlera që më japin, atëherë varet nga ata. Kam një vit të mbetur në kontratën time dhe deri atëherë jam lojtar i Brentfordit, nuk mund të bëj asgjë.
“Kam ambicie për të bërë hapin tjetër në karrierën time. Dua të përpiqem të fitoj tituj dhe të konkurroj në Evropë në dy vitet e ardhshme. Unë jam 27 vjeç tani dhe ndihem sikur jam në pikën e karrierës sime kur dua ta bëj këtë hap. Ka opsione, por nuk janë vetëm ambiciet e mia, klubi gjithashtu duhet të më lërë të shkoj”.

Brentford thuhet se dëshiron rreth 46 milionë euro për Raya, një tarifë që mund ta shtyjë Interin të shqyrtojë alternativa më të lira si Guglielmo Vicario i Empolit.

