Sylvinho: Ndryshimi i vetëm mes përballjes ndaj Çekisë e Gjeorgjisë ishte rezultati
Kombëtarja e Shqipërisë triumfoi dje me rezultat minimal 1:0 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim dhe sipas trajnerit Sylvinho, dallimi i vetëm mes kësaj ndeshje dhe humbjes ndaj Çekisë ishte rezultati.
Kuqezinjtë u mposhtën nga Çekia 2:0 më 11 tetor, teksa morën hak ndaj Gjeorgjisë për atë humbje të muajit shtator dhe tani janë sërish në garë për vendin e parë në grupin B1.
Ndryshimi i vetëm nga këto dy përballje sipas trajnerit të kombëtares është rezultatia.
“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi i vetëm nga ndeshja e kaluar ka qenë rezultati. Në të kaluarën nuk arritëm dot të fitonim, kurse në këtë po. Kam folur dhe me Sagnol, i cili ka bërë shumë mirë me skuadrën e tij. Të njëjtat gjë tha dhe ai. Dhe në ndeshjen e kaluar kishim mundësi për t’i ndryshuar gjërat. Kishim një mundësi shumë të mirë me Asllanin, por fati nuk donte. I gjithë grupi ka funksionuar mirë. Kemi bërë shumë mirë dhe po rritemi si Kombëtare."
Trajneri u shpreh se skuadra është shumë e fortë dhe se ai është krenar që është pjesë e kësaj kombëtare.
"Shqipëria është një ekip i madh dhe jam krenar që jam trajneri i Kombëtares. Sigurisht që trishtohem kur humbasim një ndeshje, por sot të gjithgë lojtarët kanë bërë një paraqitje të mirë. Tuci që ishte në formacion, Ajeti, Balliu, Bajrami, të gjithë kanë luajtur shumë mirë. Dhe po, jemi një skuadër e fortë."
Festa nis, por sipas trajnerit duhet akoma shumë punë dhe se duhet të jenë me këmbë në tokë.
"Sigurisht që duhet të festojmë për Shqipërinë. Puna nis që nga dita e sotme. Sigurisht që duam të festojmë, por duhet dhe të punojmë. Sot i bashkohemi festës së Shqipërisë, por kujtojmë që është një grup shumë i vështirë. Çdo ekip mund të mundë ekipin tjetër. Çdo gjë është e hapur. Këto ekipe kanë bërë Evropian si ne. Çdo gjë është e hapur, por me këmbë në tokë."
Menaxhim jo i mirë ndaj Çekisë sipas Sylvinhos?
"E kemi diskutuar me stafin dhe lojtarët që nuk e kemi menaxhuar si duhet ndeshjen me Çekinë. Rikujtoj që gjatë kualifikueseve i kemi mundur. Ata dinë të luajnë 15 minutat e para. Pavarësisht se Gjeorgjia është një ekip shumë i mirë, shumë fizik, por bëmë mirë dhe këtu."
Sylvinho theksoi se është krenari kur kombëtaret tjera e cilësojnë Shqipërinë si një ekip i madh.
"Gjeorgjia na ka studiuar, por mendoj se kanë bërë një ndryshim në skemën e tyre, ai që na shënoi në Tiranë. Unë e respektoj trajnerin e Gjeorgjisë, është me shumë eksperiencë. Ka qenë një ndeshje e mirë nga të dyja ekipet. Por e theksoj që është një lloj krenarie që ne perceptohemi si një ekip i madh nga ekipet e tjera."
A shkakton konkurrenca dhimbje koke?
"Sigurisht që mund të kem “dhimbje koke”, por është një dhimbje koke që dua ta kem. Por mund të them që Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë."
"E kanë merituar të fitojnë këtë ndeshje, ne kemi bërë një punë të mirë, e gjithë federata, një staf me shumë punë pas kësaj. Të gjithë e kemi merituar të bëjmë 6 pikë dhe të ecim para. Jemi ende të gjallë, i thashë djemve që kjo është një fitore që duhet ta shijojnë shumë”, tha për fund trajneri Sylvinho për DigitAlb pas ndeshjes.