Sylvinho me ndryshime: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Ukrainës - NACIONALE

Sylvinho me ndryshime: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho duket se tashmë ka vendosur me cilët futbollistë të startojë ndaj Ukrainës.

Shqipëria do ta zhvillojë përballjen e parë si mysafir i Ukrainës, në kuadër të grupit B të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Sylvinho pritet të bëjë pak ndryshime në formacionin bazë, ku sulmin do t’ia besojë Bajramit, Asanit dhe Manajt, që nënkupton se Arbër Hoxha sërish do të jetë në stol.

Thomas Strakosha do të jetë në portë, derisa në “zemrën” e mbrojtjes rikthehet Marash Kumbulla pranë Ardian Ismajlit, që u la në stol në “Euro 2024”, raporton "Panorama Sport".

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Ukrainës (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Laçi, Ramadani, Asllani’ Asani, Manaj, Bajrami.

Për fund kujtojmë se përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme