Sylvinho komenton shortin e Shqipërisë: Grup i vështirë, por i bukur - NACIONALE

Sylvinho komenton shortin e Shqipërisë: Grup i vështirë, por i bukur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë Sylvinho e ka vlerësuar si të vështirë, por njëkohësisht të bukur dhe ekuilibruar shortin e Ligës së Kombeve.

“Kuq e Zinjtë” janë në grupin B1 të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Për faqen zyrtare të FSHF-së, Sylvinho e vlerësoi si të vështirë grupin ku gjenden, por njëkohësisht mjaftë i bukur dhe ekuilibruar.

““Është gjithmonë nder të jesh këtu dhe të marrësh pjesë në një short të bukur si ky i sotmi. Kishte shumë njerëz dhe skuadra të rëndësishme këtu. Nuk është e thjeshtë, është një grup i vështirë. Nuk është e thjeshtë, të gjithë po rriten shumë. Kemi luajtur së fundmi me Çekinë, një skuadër e fortë. Gjeorgjia po ashtu, një ekip që po rritet shumë. Ashtu edhe Ukraina. Është një grup i fortë, fizik dhe i vështirë, por i bukur. Ecim përpara”.

“Ne duhet të luajmë. Është një kompeticion i vështirë. Gjithçka luhet brenda tre muajve, shtator-tetor-nëntor. Ky është një moment tjetër në jetën tonë për të bërë një përpjekje të madhe për të luajtur dhe për të provuar. Mendoj se jemi të barabartë me të gjithë ekipet. Është një grup i vështirë, por shumë i ekuilibruar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se përballjet do të nisin në muajin shtator.

Lajme të ngjashme