Superliga e Kosovës: Derbi për titullin kampion, Llapi përballet me Ballkanin - NACIONALE

Superliga e Kosovës: Derbi për titullin kampion, Llapi përballet me Ballkanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy ndeshje shumë interesante zhvillohen sot në Superligën e Kosovës në futboll, në kuadër të javës së parafundit.

Llapi e pret Ballkanin, në duelin që mund ta përcaktojë kampionin e Kosovës, ndërsa në anën tjetër zhvillohet Derbi i Anamoravës, përballja më e flaktë padyshim, duke parë interesimin e tifozëve të qytetit të Gjilanit për ta parë këtë ndeshje.

Llapi - Ballkani

Llapi i Tahir Batatinës ka zhvilluar një sezon të mirë, sidomos pjesën e dytë kampionale, por sot ata kanë nevojë për një fitore pranë tifozëve të tyre, për të mbajtur gjallë shpresat që në javën e fundit të shpallen kampion.

Në anën tjetër, Ballkani me barazim apo fitore, shpallet kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi në Superligën e Kosovës.

Përballja pritet të fillojë për pak minuta, saktësisht në orën 15:00, dhe zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti.

Formacionet zyrtare

Ky është formacioni që Batatina ka vendosur ta fillojë takimin

Në anën tjetër, Ilir Daja, ka hyrë me të gjitha forcat, me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Gjilani - Drita

Në anën tjetër takim interesant zhvillohet edhe në Gjilan, atje ku përballen dy skuadrat e këtij qytetit e gjithmonë krijojnë atmosferë fantastike, pra takohen Gjilani e Drita.

Ky takim i gjenë këto skuadra me objektiva të ndryshme, Drita krejt çfarë mund të arrijë është vendi i dytë në rënditje (nësë Llapi gabon në dy ndeshjet e fundit), ndërsa Gjilani ka nevojë për fitore për t'i shpëtuar play-offit për rënie nga Superliga e Kosovës.

Përballja zhvillohet me fillim nga ora 15:00 dhe e meta kryesore është e zhvillohet në stadium ndihmës, që është e tmerrshme, duke parë interesimin që zgjon kjo ndeshje anëembanë Kosovës.

Lajme të ngjashme