Superkupa e Italisë 2025: Zbulohen datat se kur Interi, Juventusi, Milani e Atalanta luftojnë për trofeun - NACIONALE

Superkupa e Italisë 2025: Zbulohen datat se kur Interi, Juventusi, Milani e Atalanta luftojnë për trofeun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Datat, formati dhe lokacioni për edicionin 2025 të Superkupës së Italisë janë konfirmuar, me katër skuadrat pjesëmarrëse: Inter, Milan, Juventus dhe Atalanta.

Superkupa e radhës e Italisë do të zhvillohet në janar 2025. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 2 janar dhe 3 janar, ndërsa finalja do të vendoset pak ditë më vonë më 6 janar.

Inter - Atalanta do të jetë ndeshja e parë në program, më 2 janar, ndërsa Juventus - Milan do të zhvillohet më 3 janar.

Të tre ndeshjet, përfshirë finalen, do të zhvillohen në Kingdom Arena të sapondërtuar, e cila është gjithashtu shtëpia e skuadrës nga Liga Pro Saudite, Al Hilal.

Superkupa e Italisë do të mbahet sërish në Riad të Arabisë Saudite dhe do të vazhdojë gjithashtu në një mini-turne me katër ekipe. Do të ketë dy gjysmëfinale me një ndeshje, ku fituesit nga çdo lojë do të kalojnë në finale. Nuk do të ketë play-off për vendin e tretë.

Katër skuadrat tashmë janë konfirmuar. Interi u kualifikua si fitues i Serisë A 2023-24, Milan si nënkampion, ndërsa Juventus dhe Atalanta u kualifikuan si dy finalistët nga Kupa e Italisë 2023-24.

Interi është kampioni në fuqi në Superkupën e Italisë, pasi e kishte mposhtur Napolin në finale, teksa zikaltrit janë fitues të kësaj gare në tri vitet e fundit.

Nëse skuadra e Simone Inzaghit arrin sërish të triumfojë, do të barazohet me tituj me Juventusin, si dy skuadrat më të trofesshme në këtë garë, me nga nëntë trofe.

Në anën tjetër, Atalanta është skuadra e vetme nga këto katër skuadra që asnjëherë nuk ka qenë finale, apo nuk e ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë.

Lajme të ngjashme