Superkupa e Italisë 2025: Konfirmohen datat dhe koha e ndeshjeve - NACIONALE

Superkupa e Italisë 2025: Konfirmohen datat dhe koha e ndeshjeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Serie A ka konfirmuar datat dhe kohën e ndeshjeve të Superkupës së Italisë 2025, që do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite, në muajin janar.

Inter, Atalanta, Juventus dhe Milan do të marrin pjesë në këtë garë, pasi formati i ri u konfirmua me përfundimin e sezonit të kaluar.

Interi dhe Atalanta do të jenë dy skuadrat e para që do të luajnë në edicionin 2025 të Superkupës së Italisë në Riad, përballë njëra-tjetrës më 2 janar në Kingdom Arena, me fillim nga ora 20:00, siç raportohet nga TuttoMercatoWeb.

Gjysmëfinalja e dytë mes Milanit dhe Juventusit do të vijojë më 3 janar dhe do të fillojë gjithashtu në orën 20:00.

Dy fituesit e gjysmëfinaleve do të kalojnë në finale, e cila do të luhet më 6 janar në orën 20:00.

Skuadra e Simone Inzaghit fitoi edicionin e 2024-ës të kësaj gare duke mposhtur Lazion në gjysmëfinale dhe Napolin në ndeshjen e radhës finale.

Zikaltrit u kualifikuan në Superkupën e Italisë 2025 si fitues të Serisë A, me Milanin që siguroi një vend si nënkampion, ndërsa Juventus dhe Atalanta rezervuan vendin e tyre duke arritur në finalen e Kupës së Italisë sezonin e kaluar.

Lajme të ngjashme