Superkompjuteri parashikon tabelën e Premierligës, Liverpooli jashtë Evropës
Një superkompjuter ka bërë një parashikim në tabelën e Premierligës, ku Arsenali është shpallur kampion për edicionin 2022/23, derisa Liverpool renditët në pozitën e gjashtë.
Sipas tyre, skuadra e Jurgen Kloppit do të shijoi rekordin më të keq që kur tekniku gjerman mori drejtimin e klubit.
Superkompjuteri ka parashikuar që "Reds" do të marrin gjashtë fitore, një barazim dhe pesë humbje në këto 11 ndeshjet e mbetura, ku si pasojë edhe Brighton do të arrijë t'ua zërë pozitën që dërgon në Ligën e Evropës.
Arsenali shihet si fituesi i këtij edicioni, ku do të mbledhë 92 pikë, shtatë më shumë se Manchester City që do ta mbyllë sezonin si nënkampion.
Newcastle United dhe Manchester United do ta sigurojnë pozitën e Ligës së Kampionëve, derisa Tottenham do të luajë në Ligën e Evropës, gjithnjë në bazë të këtij parashikimi.
Chelsea pritet të vazhdojë me këtë formë të dobët, duke e mbyllur sezonin si pozitë e 10-të me 55 pikë.
Në anën tjetër, Southampton dhe Everton do të bien në Championship derisa Bournemouth do të luftojë për qëndrimin në Premierligë.

Tani mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të rezultojë e vërtetë.